Flash News
Foreign exchange, the rate at which foreign currencies are sold and bought
Clear skies throughout Albania, here's what the weather is expected to be like today
Conflict between young people in Fushë-Krujë, 22-year-old injured with knife
Kanye West's state-funded concert, OCCRP: Government accused of using the concert to stifle protests
Here are the years of imprisonment requested for Monika's mother
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës

Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por i takon Prishtinës që të bëjë detyrat e shtëpisë, porositi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës në Kosovë.
Costa u takua gjatë ditës me krerët institucionalë në Kosovë dhe më pas gjatë një konference për media tha se beson që e ardhmja e vendit është në bllokun evropian.
Ai tha se takimet në Prishtinë, që u zhvilluan disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, inkurajoi udhëheqësit politikë që ta bëjnë prioritet integrimin në BE.
"Teksa Kosova shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë mesazhi im për të gjithë liderët politikë që i takova sot ishte i thjesht: partneriteti vjen me përgjegjësi. BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund ta bëjë detyrën e shtëpisë së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian", tha ai, duke shtuar se aktorët politikë duhet të tejkalojnë ndasitë politike dhe të punojnë në integrimin evropian.
Ndërkaq, krerët shtetërorë të Kosovës thanë se integrimi në BE është interes strategjik shtetëror dhe se në këtë drejtim është e rëndësishme marrja e statusit të vendit kandidat.
"BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund ta bëjë detyrën e shtëpisë së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian", tha Costa gjatë konferencës për media.
Sipas tij, në kohë të “pasigurisë gjeopolitike globale dhe paqëndrueshmërisë ekonomike”, zgjerimi nuk është vetëm një mundësi.
“Ai është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën, një investim në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë. Unë e përgëzoj Kosovën për rreshtimin e saj të plotë dhe vullnetar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të BE-së. Kjo është një shenjë e qartë e orientimit strategjik të Kosovës”, tha ai.
Costa tha se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve.
Vizitën në Kosovë, zyrtari evropian e nisi me takimin me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi që të avancohet procesi i integrimit, teksa Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka as statusin e vendit kandidat.
“Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë”, tha Haxhiu përmes një postimi në Facebook, pas takimit me Costan.
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.
Haxhiu vlerësoi se Kosova ka shoqërinë më “proevropiane në rajon”, duke argumentuar se ky orientim është bazë për rrugën e shtetit drejt BE-së.
Ndërkaq, sa i përket Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Haxhiu tha se Kosova atë e sheh si mundësi konkrete për zhvillim, “për afrim me tregun e përbashkët evropian dhe për përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët”.
Paketa financiare e BE-së për Ballkanin Perëndimor - për periudhën 2024-2027 - është në vlerë të 6 miliardë eurove. Fondet u ndahen vendeve të rajonit pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive të favorshme.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Costa u takua edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe do të takohet me udhëheqësit e partive opozitare në Kosovë.
Kurti tha se BE-ja mbetet partnerja kryesore zhvillimore e Kosovës, teksa kërkoi që vendi të ketë statusin e kandidatit.
“Kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave që derivojnë nga Plani i Rritjes dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit kandidat”, u tha në njoftim.
Sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës, Kurti dhe Costa po ashtu biseduan për sigurinë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë.
Vizita e zyrtarit evropian në Kosovë është në kuadër të një turneu në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: zotimi i Bashkimit Evropian për rajonin është i vërtetë, sikurse është e vërtetë edhe mundësia për zgjerim. Momentumi ekziston. Tani është koha që të japim rezultate”, tha ai përmes një njoftimi para nisjes së vizitave në rajon.
Costa nisi turneun ballkanik në Sarajevë, ku u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe udhëheqësen e Këshillit të Ministrave.
Një ditë më vonë, ai qëndroi në Tiranë ku u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presdientin, Bajram Begaj. Më pas, në Shkup zhvilloi takim me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.
Pas qëndrimit në Prishtinë, Costa do të udhëtojë drejt Serbisë, për takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryetaren e Parlamentit, Ana Bërnabiq, dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.
Vizitat në rajon, Costa do t’i përmbyllë në Mal të Zi, ku përveç takimeve me zyrtarët malazezë, ai do të jetë bashkëudhëheqës i samitit BE-Ballkani Perëndimro në Tivat.
Tema e samitit të sivjetshëm, sipas BE-së, është “Prosperiteti i përbashkët dhe stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.
Vitin e kaluar, ky samit u mbajt në Bruksel dhe Kosova u përfaqësua me tashmë ish-presidenten Vjosa Osmani, ndërkaq Serbia nuk mori pjesë. Në deklaratën e samitit të vitit të kaluar, u tha se “mungesa e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit po mban të dy shtetet të bllokuara në rrugën evropiane”.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat, nën ndërmjetësimin e Brukselit, mbi një dekadë më parë.
Gjatë procesit janë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.
Dy vendet nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë politik që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një reshter. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon përfshirjen.
Për sulmin në Banjskë, autoritetet në Kosovë kanë dënuar tre të akuzuar, teksa dhjetëra të tjerë gjenden në arrati.
Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë./ REL
Latest news
Speaking multiple languages can keep your brain up to 13 years younger
2026-07-14 09:35:11
Strait of Hormuz becomes key battleground again, oil prices rise
2026-07-14 09:20:09
73.4% of Albanians' out-of-pocket health expenses go to medicines
2026-07-14 09:02:28
Over 10,000 dead from extreme heat wave in Europe, elderly most affected
2026-07-14 08:59:36
Foreign exchange, the rate at which foreign currencies are sold and bought
2026-07-14 08:24:50
The ten challenges Spain must win to eliminate France and Mbappé
2026-07-14 08:04:02
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2026-07-14 07:00:35
Ukraine strengthens air defense, Macron announces deal for 16 Rafale jets
2026-07-13 22:26:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
2026-07-13 22:11:36
Conflict between young people in Fushë-Krujë, 22-year-old injured with knife
2026-07-13 21:47:26
Haaland, the phenomenon of the 2026 World Cup
2026-07-13 20:19:12
Citizens take to the streets again, protest enters 44th day
2026-07-13 20:01:25
Large fire in Himara, flames engulf the hills of the Llaman area
2026-07-13 19:28:11
Dutch referee dies, weeks after being banned from 2026 World Cup
2026-07-13 18:22:39
What professions make people the happiest?
2026-07-13 17:51:54
Brazil still in crisis, fans attack Federation after motivational video
2026-07-13 16:42:07
The Special Court returns the file against former mayor Elvis Roshi to SPAK
2026-07-13 16:22:11
IDC-CDI meets in Brussels, Berisha participates as Vice President
2026-07-13 16:05:10
"Washington Examiner": Anger against Rama's enrichment has reached its peak
2026-07-13 14:28:00
Here are the years of imprisonment requested for Monika's mother
2026-07-13 14:09:46
EU appoints German diplomat as new special envoy for Kosovo
2026-07-13 13:55:29
Property alienation in Durrës/ Court confirms security measures for suspects
2026-07-13 13:25:00
70 people with poisoning symptoms in Pristina, 22 hospitalized
2026-07-13 13:16:00
Erkin Lika's lifeless body found after falling into Mat River sinkhole
2026-07-13 12:32:00
Over 500 babies named after Haaland after World Cup matches
2026-07-13 12:28:00
18 arrested in Spain, who is the Albanian known as 'Daci'?
2026-07-13 12:22:00
4.2 million euros for Kanye West, DP reports Rama and Gonxha to SPAK
2026-07-13 11:27:03
Heatwave hits Germany, over 5,400 heat-related deaths
2026-07-10 10:45:33
Land in "foreign hands"
2026-07-10 10:26:15
Mbappe the hero of France, the "Roosters" knock out Morocco in the quarterfinals
2026-07-10 09:54:33
Durrës/ 40-year-old man stabs his wife
2026-07-10 09:48:03
How much could the amount of drug money in the Albanian economy be?!
2026-07-10 09:08:34
Government reduces funds for farmers, increases ADF by 75 million euros
2026-07-10 08:55:46
Horoscope, get to know the star forecast
2026-07-10 08:32:54
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2026-07-10 07:52:04
A person was shot dead in Kurbin, first details
2026-07-09 22:54:48
Will the Police also stop those who criticize Rama online?
2026-07-09 21:57:02
FIFA decision shocks England, Quansah ruled out for two matches
2026-07-09 20:51:00
Protest/Pedagogue: 4 million euros for Kanye West is "the next concession"
2026-07-09 19:45:53
French MEP joins protests in Albania: Support for the "Pink Flamingo Revolution"
2026-07-09 19:28:07
Has the lek strengthened or overvalued?
2026-07-09 17:58:05
The trial on the merits for Ilir Meta and Monika Kryemadhi is postponed
2026-07-09 16:47:58
The match between England and Norway risks being postponed, this is the reason
2026-07-09 16:12:46
Murder in Shkodra/ Relatives: Peaceful family, no problems
2026-07-09 16:10:02
Kurti invites opposition leaders to a meeting to create new institutions
2026-07-09 15:43:05