Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën

Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se koncerti i Kanye West në Tiranë u përdor nga qeveria si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga protesta qytetare dhe pakënaqësitë ndaj qeverisjes.

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, Shkullaku tha se debati nuk ka në qendër artistin amerikan, por mënyrën sesi, sipas tij, aktiviteti u shfrytëzua politikisht.

Sipas gazetarit, shqetësimi kryesor i protestuesve lidhet me mungesën e transparencës dhe mënyrën e marrjes së vendimeve nga qeveria, ndërsa koncerti shërbeu si një tentativë për të ndryshuar fokusin e opinionit publik.

“Nuk është ndaj Kanye Westit kjo revoltë. Kjo është ndaj mënyrës sesi dikush vendos të ta japë Kanye Westin me zor në shtëpi”, u shpreh Shkullaku.

Ai pretendoi se qeveria e pa koncertin si një mundësi për të shmangur vëmendjen nga protesta dhe për të krijuar një ngjarje alternative mediatike.

“Meqenëse ky koncert mund të dështojë dhe kjo do të lexohej pastaj sikur Rama po dështon të mbledhë njerëz dhe protesta ja ka dalë të shkatërrojë një koncert me mospjesëmarrje, ai vendosi t’i blejë biletat vetë”, deklaroi gazetari.

Shkullaku shtoi se sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve nuk lidhet me organizimin e një koncerti, por me mënyrën sesi përdoren paratë publike dhe me perceptimin se vendimet merren pa konsultim.

“Ata që janë në rrugë nuk kanë dalë se do bëjë koncert Kanye Westi. Kanë dalë sepse mënyra se si ti ia imponon tregut vullnetin tënd është e padrejtë”, tha ai.

 

Latest news