Flash News

KRYESORE

Eno Popi jo më në “Wake up”, vjen me një tjetër projekt

Eno Popi jo më në “Wake up”, vjen me një tjetër

Prej shumë kohësh Eno Popi personifikohet me emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up”. Jo më kot, shumë moderatorë janë larguar nga “Wake up” ndërkohë që Enos i është besuar gjithmonë ky emision si figura kryesore.

Epo, duket se është momenti që ky i fundit ta lërë emisionin e tij të mëngjesit për një tjetër eksperiencë televizive në “Top”. Burime të sigurta për “Blitz.al” bëjnë me dije se Eno Popi nuk do të jetë më moderator i “Wake up” por do të drejtojë emisionin “Kutia e Fundit”, pasi Top Channel ka blerë patentën e këtij “game show”.

Kujtojmë se më herët “Kutia e Fundit” ka qenë një emision shumë i famshëm në Tv Klan, drejtuar nga Enkel Demi e që asokohe pati shumë bujë.

Mbetet vetëm të shohim se si do të jetë versioni i Eno Popit në Top Channel, nisur nga sezoni i ri në shtator. /Blitz.al/

Të fundit