Flash News

KRYESORE

“Erdhi për të sulmuar shkodranët”, Lleshaj i përgjigjet Ademit: Kryetare pa mandat, justifiko pagën që merr

“Erdhi për të sulmuar shkodranët”, Lleshaj i

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi pas deklaratave të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, që u shpreh më herët gjatë ditës se “Lleshaj ishte në Shkodër për të sulmuar qytetarët e këtij qyteti”. Kreu i Ministrisë së Brendshme e quan një “deklaratë të panevojshme” atë të Voltana Ademit, duke theksuar se sipas tij “Shkodra ka nevojë për pastërti dhe qytetari”.

“Kryebashkiakja e Shkodrës e lexoi jo pa vështirësi një deklaratë të panevojshme, për të shitur si politike, paaftësinë e saj për të bërë disa detyra bazike në shërbim të qytetarëve të saj. Shkodra sot nuk ka nevojë për politikë, por për pastërti dhe qytetari nga të gjithë”, shprehet Lleshaj.

Megjithatë, ai sulmon kryebashkiaken Ademi, duke i kahasuar pazaret e këtij qyteti me ato të Kandaharit, ndërsa shton se “kryetarja pa mandat duhet të justifikojë pagën që merr”. “Pazaret skandaloze, që ngjajnë me ato të Kandaharit, nuk i bëjnë as nder dhe as dobi kryeqendrës sonë të Veriut. Eleminimi i tyre kërkon vetëm pak vullnet, por në radhë të parë sy për të parë. Edhe pse pa mandat, kryetarja e harruar në zyrë duhet të justifikojë të paktën pagën që megjithatë merr. Situata në Shkodër është ulëritëse dhe qytetarët shkodranë janë frikshëm të ekspozuar ndaj rrezikut të epidemisë.

Zonja Ademi të dalë dhe të heqë lakrat, barishtet e plehrat gjithfarë që kanë zënë rrugët e trotuaret. COVID-19 është sfida e përbashkët dhe rrugët e këtij armiku të padukshëm duhet të bllokohen edhe në Shkodër, ku dorëzimi i papranueshëm i pushtetit vendor duket alarmant! Ne duam bashkëpunim dhe bashkëveprim. Ju lutem zonja Ademi mos humbni kohë me llafazanërira politike, por bëni punën tuaj dhe na thoni si mund t'ju ndihmojmë më shumë!”, shprehet Lleshaj.

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/164807124691890/

Të fundit