Flash News

KRYESORE

Është martuar me një nga aktorët më seksi në Hollywood, Miley: Më tërheqin ende femrat

Miley Cyrus është martuar në dhjetor të vitit të kaluar me Liam Hemsworth, një nga aktorët më seksi dhe më tërheqës në Hollywood. Mirëpo, këngëtarja ka rrëfyer se edhe pse e martuar atë e tërheqin ende seksualisht femrat.

“Mendoj se është shumë konfuze për njerëzit martesa ime. Por lidhja që unë kam është unike. Nuk e di nëse do të lejoj ndonjëherë që dikush të hyjë në marrëdhënien time, sepse është shumë komplekse, moderne, dhe diçka e re, të cilën nuk mendoj se njerëzit do të mund ta kuptojnë. Dua të them që, a mendojnë njerëzit vërtet se jam në shtëpi duke bërë darkën? Jam në një lidhje hetero, por ende jam tepër e tërhequr pas femrave. Kam marrë një vendim me partnerin. Përfundimisht nuk përshtatem dot me rolin e gruas stereotipike. As që më pëlqen ajo lloj bote”, ka rrëfyer për "ELLË" këngëtarja.

Miley Cyrus ka treguar gjithnjë që është pa komplekse dhe nuk i fsheh mendimet apo qëndrimet e saj.

Të fundit