Flash News

KRYESORE

Estonia ofron falas transportin publik për të gjithë banorët

Estonia ofron falas transportin publik për të gjithë banorët

Pesë vjet më parë, kryeqyteti i Estonisë Talin, hodhi idenë e transportit publik falas dhe qeveritarët u kërkuan banorëve të votonin mbi propozimin në një referendum publik.  75% votuan PO. Nga data 1 Korrik, çdo qytet i Estonisë do të ofrojë transport publik falas për rezidentët e tij, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

E vetmja gjë që njerëzit duhet të bëjnë, është të regjistrohen si banorë të qytetit dhe të paguajnë 2 euro për një “green card” (kartë e gjelbër). Ndërkohë, vizitorët, përfshirë dhe ata që vijnë nga qytete të tjera të Estonisë dhe turistët duhet të paguajnë për shërbimin e autobusëve, tramit, trenit dhe autobusëve elektrikë në Talin. Disa vende si Franca dhe Gjermania, po mendojnë të përkrahin transportin publik falas për të reduktuar trafikun dhe ajrin e ndotur, shkruan Bussines Mag Albania. Por nëse plani i Estonisë rezulton i suksesshëm, ajo do të bëhet vendi i parë në botë me transportin publik falas.

Pse transport falas?

Në faqen zyrtare, të qytetit Talin tregohet se transporti publik falas është në dobi të njerëzve me të ardhura të ulëta, por gjithashtu inkurajon grupet me të ardhura të larta të shpenzojnë më shumë para në restorantet, kafet dhe dyqanet e vendit. Dhe kjo është mirë për qytetet, sepse duke e bërë të lehtë transportin e njerëzve, nxitet aktiviteti tregtar. Logjikisht, transporti publik falas duhet të inkurajojë njerëzit që të lënë makinat e tyre në shtëpi, duke lehtësuar kështu trafikun dhe duke zvogëluar ndotjen e ajrit. Përdorimi i transportit publik është rritur ndjeshëm nga të moshuarit dhe të rinjtë, dhe atyre me të ardhura shumë të ulëta, si dhe njerëzve të papunë.

Të fundit