Ferdinand u jep një këshillë të rinjve: Bëni atë që bëri Ronaldo

Rio Ferdinand luajti 6 sezone me Cristiano Ronaldon te Manchester United. Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me portugezin dhe fiksimin e tij për t’u bërë futbollisti më i mirë në planet. 41-vjeçari anglez rrëfen për Goal momentin kur shkoi në shtëpinë e Cristianos dhe u habit kur pa 10 persona të tjerë në dhomën e tij.

“Ronaldo ishte personi i parë që kam parë të investojë në krijimin e një skuadre personale. Një ditë shkova në shtëpinë e tij dhe e gjeta në shoqërinë e një tufe njerëzish. ‘Cilët janë këto persona, çfarë po ndodh këtu?’, e pyeta.

Ai nisi të më përgjigjej: ‘Ky është kuzhinieri im, ky tjetri është fizioterapisti, ky është mjeku, ndërsa ky trajneri personal‘. Nëse do ju jepja një këshillë të rinjve, do u thoja që të investojnë në të njëjtën mënyrë te vetja e tyre“, përfundon Rio Ferdinand.