Flash News

KRYESORE

Foto/ I dolën përgjimet me Gilmando Danin, me kë po flet në telefon Jurgis Çyrbja në sallën e Kuvendit?

Jurgis Çyrbja është një nga deputetët e PS i akuzuar vazhdimisht edhe nga opozita për lidhjet e tij me Gilmando Danin, një prej të dyshuarve si anëtar i grupit kriminal që sipas prokurorisë drejtohet nga Emiljano Shullazi.

Pak muaj më parë, në media u raportua se mes Danit dhe deputetit socialist, ish-zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës ka përgjime se kanë komunikuar mes tyre në telefon.

Nga ana tjetër, ndonëse ai vazhdon të frekuentojë i qetë seancat parlamentare, Çyrbja shihet duke komunikuar në celular nga karrigia e deputetit në Parlament, duke thyer kështu edhe Kodin Etik.

Nuk dihet me kë komunikon deputeti socialist, i cili shihet teksa vë dorën para gojës, për të mos u kuptuar as nga kolegu pranë tij, Vullnet Sinaj, se çfarë bisede po zhvillon.

Kujtojmë se, referuar dokumenteve rezulton se me vendimin nr.10 të datës 7 janar 2016, gjykata për Krime të Rënda autorizoi përgjimin e disa numrave telefonike, njëri prej të cilëve i përkiste Gilmando Danit, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e gjobëvënies.

Dy prej bisedave të përgjuara mendohet se janë zhvilluar mes të pandehurit Dani dhe deputetit Cyrbja. Bisedat janë zhvilluar në muajin shkurt dhe janë transkriptuar në procesverbalin e datës 27 të po të njëjtit muaj me numrat rendor 409 dhe 411.

Bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëra-tjetra. Një njërën prej tyre Dani e pyet Cyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjistruesit.

Përpara bisedës, oficerët e policisë gjyqësore kishin sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, në kuadër të një hetimi të çelur kryesisht.

Dialogu që zhvillohet mes tyre:

Dani: O vlla ça bane?

Çyrbja: Mirë, ça ban ti?

Dani: Me ta ba një pyetje kshu kot, ore ka noj gja ku ke punu ti apo si?

Çyrbja: Ëhë, ëhë

Dani: Noj gjë serioze?

Çyrbja: Jam rrugës, jam rrugës

Dani: E mirë ndonjë gjë serioze apo kshu?

Çyrbja: Emm, duket se po…

Biseda zhvillohet gjatë kohës kur deputeti është duke udhëtuar për tek vendi ku e pret Gilmando Dani, të cilit më herët i kishte kërkuar takim.

Të fundit