Flash News

KRYESORE

Foto/ Vrasja në ish-Bllok, shpallet në kërkim një tjetër person, mik i Ervin Matës

Një tjetër person është shpallur në kërkim sa i takon ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas BalkanWeb, prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo kanë firmuar urdhër ndalimi për shtetasin Ajaks Boshnjaku, mik i Ervin Matës, edhe ky i shpallur në këkrim. Nga hetimet ka rezultuar se ky person ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur ndodhi ngjarja ku humbi jetën Fabian Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinajn e Elio Hato.

Për dy të plagosurit gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor ndërsa vijojë të jenë në kërkim biznesmeni Mata dhe dy miqtë e tij, komando Meviol Bilo e Fabio Allushi.

Të fundit