Flash News

KRYESORE

"Friends" rinis xhirimet së shpejti

"Friends" është një nga ribashkimet më të pritura të vitit 2020. Për shkak të pandemisë së COVID-19, xhirimet u pezulluan duke u shtyrë më një afat të pacaktuar. Megjithatë ka lajme të mira, muajin e ardhshëm “Friends” do të fillojë xhirimet.

Audienca nuk do të jetë më prezentë gjatë shfaqjes, pasi Matt Le-Blanc, Jennifer Aniston, Courtney Cox, Mattheë Perry dhe David Schwimmer duhet të ndjekin rregulla të rrepta.

Shfaqja do të jetë një përzierje e intervistave dhe skeçeve.

Sipas një burimi për mediat e huaja: “Të gjithë shpresojnë se xhirimet mund të rifillojnë muajin tjetër. Do të ketë udhëzime shumë të rrepta dhe nuk do të përfshihet audienca e drejtpërdrejtë.”

"I gjithë stafi do të testohet për COVID-19, dhe u kërkohet të karantinohen pasi të kenë bërë provat."

Të fundit