Flash News

KRYESORE

Frika nga rebelimi i mbështetësve të Tahirit, mazhoranca ‘zhvendoset’ në Kombinat

Kombinati është zona që Edi Rama, prej vitesh ja ka deleguar Saimir Tahirit, dhe është kjo zona ky ish-ministri i Brendshëm gëzon edhe  mbështetjen më të madhe. Me përjashtimin e tij nga Partia Socialiste, si dhe qëndrimi që Tahiri mbajti ndaj kolegëve të tij në letrën e dorëheqjes, duket se ka shqetësuar mazhorancës sa i takon rebelimit të mbështetësve të ish-ministrit.

Dhe duket se për të shmangur këtë, Rama ka angazhuar një armatë të tërë në mënyrë që të ulë kostot për socialistët në këtë zonë.

Dy ditë më parë, në Kombinat u mbajt një dëgjesë publike por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte pikërisht numri i madh i përfaqësuesve të mazhorancës në këtë takim, ndryshe nga takimet e ngjashme të organizuara në zona të tjera.

Krahas ministrit Damian Gjiknuri, të pranishëm ishin edhe kryetarja e PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti, kryebashkiaku, Erion Veliaj drejtori i OSHEE-së, ai i Aluzini-t, drejtori i Rrugëve si dhe disa përfaqësues të tjerë.

Të fundit