Flash News

KRYESORE

FSHF përcakton kalendarin, mësoni kur luan ekipi i zemrës

FSHF përcakton kalendarin, mësoni kur luan ekipi i zemrës

Java e 9-të e Superiores do të luhet në mesjavë. FSHF ka publikuar oraret dhe janë mësuar se kur do të luhen ndeshjet e radhës. Të mërkurën dhe të enjten do të luhen të gjitha sfidat.

E mërkurë do të sjellë 3 sfida që do të zhvillohen prej orës 13:00. Laçi-Teuta, Bylis-Tirana dhe Kukësi kundër Luftëtarit. Verilindorët duhet të kthehen me patjetër te fitorja. Dita mbyllet me ndeshjen Flamurtari-Vllaznia, prej orës 16:00. Sfidë interesante në qytetin bregdetar.

Java mbyllet me superndeshjen e ditës së enjte, atë ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut që do të luhet prej orës 15:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9

E mërkurë, 23 tetor 2019

Ora 13:00 | Kukësi-Luftëtari

Ora 13:00 | Laçi-Teuta

Ora 13:00 | Bylis-Tirana

Ora 16:00 | Flamurtari-Vllaznia

E enjte, 24 tetor 2019

Ora 15:00 | Partizani-Skënderbeu

Të fundit