Flash News

KRYESORE

Gara për KLP, kush qëndron në krye të listës nga Shoqëria Civile

ReportTv ka siguruar dokumentin e komisionit të shoqërisë civile për katër kandidatët e dërguar Parlamentit për përzgjedhjen e njërit prej tyre si anëtar i këshillit të lartë të prokurorisë nga shoqëria civile.

Sipas këtij Raporti pikët maksimale si anëtar i shoqërisë civile për të qenë pjesë e KLP-s i ka marrë kandidatja Entela Baci (Hoxhaj) me 81 pikë.

E dyta me 79 pikë renditet Mimoza Qinami, e ndjekur nga Andi Muratej me 79.5 pikë. Më pak pikë ka mbledhur nga vlerësimi i komisionit të shoqërisë civile ish prokurori Alfred Balla, ku në renditje ai është i katërti me 69 pikë.

Seanca dëgjimore me kandidatët nga shoqëria civile u mbajt pranë avokatit të popullit më 20 dhjetor 2017, ndërsa tashmë këto emra i kanë kaluar parlamentit për miratim. Anëtari i shoqërisë civile për këshillin e lartë të prokurorisë për disa muaj rresht u kthye në “thembrën e akilit” për ngritjen e KLP-s institucion i cili ka tagrin të propozoj kryeprokurorin e ri.

Të fundit