Flash News

KRYESORE

Gati huazimi nga Benfica, Milani provon një talent portugez

Gati huazimi nga Benfica, Milani provon një talent portugez

Milani nuk ndalet në merkato. Edhe pse jo me shifra të bujshme, klubi kuqezi po punon për transferimin e sa më shumë lojtarëve në ndihmë të trajnerit Stefano Pioli.

Deri tani janë afruar Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic. Radhën tashmë e kanë talentet. Mediat italiane raportojnë për një interesim intensiv për mesfushorin portugez Florentino. Ai luan te Benfica dhe është vetëm 20 vjeç.

Dyshja e drejtuesve të merkatos së "Djallit", Maldini dhe Boban, kanë nisur bisedimet me klubin luzitan. Bëhet fjalë për huazim me të drejtë blerjeje.

Të fundit