Flash News

KRYESORE

Gazetari Peter Tiede: Do publikoj bisedën e ministrit me bosin e krimit

Gazetari Peter Tiede: Do publikoj bisedën e ministrit me bosin e krimit

Gazetari gjerman tashmë shumë i njohur edhe për shqiptarët Peter Tiede, pikërisht për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur sonte në “A show” në News 24.

Në një lidhje ‘skype’ Tiede theksoi se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.

“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime. Kam shumë pergjime sigurisht. Kam regjistrime ku është një nga bosët e krimit në Shqipëri, bashkë me një shef të policisë së zonës si edhe një nga ministrat tuaj”, tha ndër të tjera gazetari i “Bild”, duke falënderuar në shqip.

Të fundit