Flash News

KRYESORE

Gjykata lë të lirë 10 protestuesit e Unazës së Re, mes tyre edhe ish-deputetin e PD

Gjykata lë të lirë 10 protestuesit e Unazës së Re, mes

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 10 protestuesit e Unazës së Re, të cilët u arrestuan 3 ditë më parë gjatë një tubimi duke bllokuar rrugën në zonën e Astirit.

Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’ ndaj tyre, përfshirë edhe ish-deputetin e PD, Klevis Balliu, i cili ndodhej në mbështetje të tyre.

Ata u arrestuan për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", me ndryshimin e kodit Penal që ka hyrë në fuqi së fundmi.

Pas vendimit, ish deputeti i PD, Flamur Noka tha se kryeministri Edi Rama po hakmerret ndaj banorëve, që i hoqën nga dora një aferë korruptive.

“Rama sado përpiqet të nënshtrojë banorët e unazës ssë re, e ka të pamundur. Ata kanë kauzën e shenjtë dhe qëndresa e tyre i ka bërë që të jenë heronj i shtëpive të tyre. Kjo ishte hakmarrje e Ramës, për banorët që i hoqën nga dora një aferë korruptive. Protesta e tyre do vazhdojë pasi është e ligjshme”, tha Noka.

Të fundit