Flash News

KRYESORE

‘Gjykoni vetë nga çfarë familje vjen’, deputetet heshtën pas komenteve të Ardi Veliut për një grua

‘Gjykoni vetë nga çfarë familje vjen’, deputetet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri sot publike një video ku ‘shënjestër’ ishte nëna e një 15 vjeçari që u dhunua nga policia pasi shkeli masat anti-Covid.

Gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, i pyetur në lidhje me këtë çështje, Veliu jo vetëm që ka marrë në mbrojtje efektivët e policisë- megjithëse sipas tij ka patur në një moment shkelje të kompetencave, por po ashtu ka nxjerrë një video nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.

Më tej u sqarua se skena me pistoletë në fakt i përkiste një skene filmi. Pas deklaratës të Veliut, e ëma e 15-vjeçarit, Zaida Çobo, ka treguar se e gjitha kjo është një video e shkëputur nga xhirimet e filmit të  Drilon Hoxhës i titulluar ‘Dashuria s’mjafton’. Çobo paralajmëroi edhe një padi për Veliun. Pas këtij reagimi, Veliut ju desh të kërkojë një ndjesë publike për “keqkuptimin”, me argumentin se fjala e tij ishte nxjerrë nga konteksti.

Të pranishme në mbledhjen online, teksa Veliu tregonte videon ishin disa depute gra, mes të cilave tre socialiste.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/05/vlc-record-2020-05-29-17h07m19s-Kmisioni-i-sigurise-Veliu-deklarata.mp4-.mp4"][/video]

Ajo çka bie në sy është se në momentin kur Veliu tregoi për rastin në fjalë, dhe paragjykoi gruan se çfarë edukate i ka dhënë djalit, asnjëra nga gratë deputete të pranishme në mbledhjen online nuk kanë reaguar edhe pse ajo që u diskriminua ishte një femër.

Të fundit