Flash News

KRYESORE

Godina të shembura dhe 6 viktima nga tërmeti në Turqi; shkon në 84 numri i të plagosurve

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter ka goditur Turqinë Lindore mbrëmjen e sotme.

Menjëherë në rrjetin social Twitter u shpërndanë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë.

Rugët u mbushën me njerëz që kërkonin ndihmë dhe të afërmit e tyre. Edhe valët telefonike u ndërprenë duke shkaktuar panik.

Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 84 persona të plagosur.

Pak më parë ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se raportohen 4 të vdekur dhe 5 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.

Ndërsa në këto momente raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 6.

Pas tërmetit një pallat shumë katësh është përfshirë nga flakët dhe nuk dihet se nga erdhi ky zjarr dhe nëse ka persona të bllokuar brenda.

https://www.youtube.com/watch?v=BUC8q_pMYoI&feature=emb_share&fbclid=IwAR0h7HvAVz_qRtueweZFQkH_sENMRAZy8s8KBiM5_ius-ZJ6hteyhzKQBtg

'5 ndërtesa të shembura; 4 të vdekur’, ministri i Brendshëm turk jep të dhënat e para zyrtare pas tërmetit

Pallate të shembur, njerëz që kërkojnë të afërmit; pamjet pas tërmetit në Turqi

Tërmeti në Turqi, Kosova gati të dërgojë trupa të FSK-së për ndihmë

Të fundit