Flash News

KRYESORE

Gruaja e të ekzekutuarit Lefter Zhidru akuza mediave: Do jepni llogari për ato që keni shpifur

Gruaja e të ekzekutuarit Lefter Zhidru akuza mediave: Do jepni llogari

Një ditë pas ekzekutimit të 71-vjeçarit Lefter Zhidru, gruaja e tij, Floresha Zhidru ka reaguar ashpër ndaj mediave.

Ajo ka akuzuar mediat, duke thënë se kanë shpifur për ngjarjen e cila tronditi ditën e djeshme Elbasanin.

“Nuk dua t’ju shoh këtu me kamer. Pse s’erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Të lutem ik nga këtu. Ik kërkoja shtetit drejtësinë. Ku e gjetët sot?! Do jepni llogari për ato që keni shpifur. Do jepni llogari për ato që keni shtuar në media! Do jepni llogari”, tha gruaja e revoltuar.

Kujtojmë se Lefter Zhidru qëlloi me armë zjarri për disa orë në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur dy kalimtarë të rastit, të cilët janë jashtë rrezikut përjetën.

Pas disa orësh komunikimi, Zhidru nuk pranoi të dorëzohej duke detyruar autoritetet që ta qëllojnë për vdekje.

Të fundit