Flash News

KRYESORE

Gurakuqi: Shkodra kërkonte tranzicion me marrëveshje, zgjedhjet në 13 tetor

Romeo Gurakuqi, ish-deputeti i PD në Qarkun e Shkodrës akuzon qeverisë se po vijon të shfaqë sjellje arrogante ndaj qytetarëve. Në një prononcim për Ora News, Gurakuqi e cilëson të paligjshëm konstituimin e Këshillit Bashkiak, që sipas tij u bë me urdhër të Edi Ramës.

Pas zbulimit të skandalit “Pjetri”, ai priste që Voltana Ademi të votëbesohej nga socialistet deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, gjë që nuk ndodhi. “Ishte momenti për t'a bërë në Shkodër një tranzicion të tillë me marrëveshje, me kuptimin e qëndrimit të kryetares aktuale në pushtet por gjetjes së zgjidhjeve më racionale në aspektin e menaxhimit të këtyre dy muajve deri në 13 tetor kur janë zgjedhjet legjitime të dekretuara nga presidenti. Është situatë krejt e pabukur. Ditët e ardhshme do të tregojnë se nga Shkodra do të fillojë rënia e tij”, sqaron Gurakuqi.

Gurakuqi shton se Partia Demokratike do te vijoje deri ne fund betejen e nisur ne Shkurt deri ne largimin e qeverise, permes protestave qe mund te rinisin ne shtator dhe denincimeve, si ne rastin "Pjetri".

https://www.youtube.com/watch?v=r7ynVNPWiMs

Të fundit