Flash News

KRYESORE

Hahn: Maqedonia e Veriut meriton të bëhet pjesë e BE, plotësoi kushtin kryesor

Hahn: Maqedonia e Veriut meriton të bëhet pjesë e BE,

Komisionieri për Zgjerimi të Bashkimin Europian, Johanes Hahn, gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut e meriton një shans për t’u bërë pjesë e BE. Hahn përmendi faktin se Maqedonia zgjidhi konfliktin me Greqinë, kusht kryesor dhe pikë e BE.

 “Maqedonia e Veriut ka zgjidhur një konflikt të gjatë me Greqinë. Duhej një vendim kurajoz. Kjo ishte një nga pikat e BE. Unë mendoj se Maqedonisë duhet t’i jepet kjo mundësi për ta kaluar këtë hap. Do të doja të falënderoj qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Cilido që të jetë vendimi unë do të jem në krah të shtetasve të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Hahn.

Dje ministrat e BE u mblodhën në Luksenburg ku trajtuan çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi për hapjen e negociatave do të vendoset në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten në Bruksel nga krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE.

Të fundit