Flash News

KRYESORE

Hajdari: Shqipërisë i duhet ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe hapja e listave

Hajdari: Shqipërisë i duhet ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe hapja e

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari deklaroi se ajo do të luftojë që ta ndryshojë sistemin zgjedhor në vend, pasi ky aktuali nuk është në të mirë të shqiptarëve.

“Nuk ka ngelur shumë kohë, 15 marsi është shumë afër. Sistemi aktual është i diktuar nga kryetarët e partive. Unë mendoj nëse do ketë një çlirim pozitiv të energjive, mendoj që Shqipërisë i duhet ndryshimi i sistemit, hapja e listave. Mos prisni që ambasada, BE apo kushdo të vijë dhe të thotë ndryshojeni sistemin. Duhet ta ndryshojmë ne”, deklaroi Hajdari në News 24.

Ajo shtoi se beson se ka një marrëveshje mes partive të mëdha për të mos ndryshuar sistemin.

“Opozita ndodhet në një pozicion të vështirë dhe të sikletshëm për shkak të një viti me aventura. Logjika të çon që po ka një marrëveshje. Do ishte në interesin e opozitës jashtëparlamentare ndryshimi i sistemit. Hapja e listave besoj se do forconte pozitën e disa partive jashtë sistemit.’, shtoi ajo.

Të fundit