Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hapje listash dhe ndalim koalicionesh, OSBE e PPE ‘rrëzojnë’ të ashtuquajturën opozitën e re
Ndryshim sistemi dhe hapje listash, ndalim koalicionesh parazgjedhore dhe vendosjen e pragut 5% për hyrjen e partive në Kuvend.
Janë këto kërkesat e të ashtuquajturës opozita parlamentare që kanë ndeshur në kundërshtimin e ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për të cilat palët ranë dakord në marrëveshjen e firmosur me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve në rezidencën e SHBA-së në 5 qershor.
Fillimisht, ka reaguar OSBE, përmes përfaqësuesit në Shqipëri, këshilltarit për reformën zgjedhore, Florian Hobdari.
Ai tha se procesi për ndryshimin e sistemi zgjedhor duhet të nisë një vit përpara zgjedhjeve, çka për OSBE-në tashmë është vonë për të nisur diskutimet për këtë çështje.
“Nëse një shtet pjesëmarrës i OSBE-së vendos të ndryshojë sistemin zgjedhor, ne mund të ofrojmë mbështetje për procesin nëpërmjet të cilit kryen këto ndryshime. Ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Evropës duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, është shprehur Hobdari në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore.
Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer nismëtarit të propozimeve të reja, Myslim Murrizi, i cili i ka përmendur dy opinione të OSBE/ODIHR për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
“Në rekomandime theksohet që sistemi më i mirë për Shqipërinë është ai me lista të hapura, ku e bazoni ju deklaratën tuaj”, u shpreh Murrizi, deputeti që nuk pranoi të djegë mandatet në bllok me opozitën në fillim të 2019-ës.
PPE: Parlamenti të miratojë marrëveshjen e arritur në 5 qershor
Edhe zëdhënës i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler përmes një deklarate ka kërkuar dje të miratohet marrëveshja për reformën zgjedhore e arritur më 5 qershor mes forcave kryesore politike.
Sipas tij, çdo përpjekje e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera shkon kundër konsensusit të arritur.
“Së bashku si Grupi i PPE në Parlamentin Evropian, urojmë partitë në Këshillin Politik Shqiptar, i cili pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ra dakord për paketën e reformës zgjedhore. Ne e lavdërojmë konsensusin e Partisë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete.
Çdo përpjekje e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera shkon kundër konsensusit të arritur.
Ky konsensus është kusht kyç për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Këshilli Evropian në Mars në të vërtetë kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që qeveritë lokale në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e cenon nocionin themelor të një demokracie pluraliste.
Këto janë tre nga 15 kushtet e rëndësishme që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.
Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e mediave dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në mënyrë që të korrigjohen devijimet e mëparshme dhe të ecin përpara. Gjithashtu duhet të fillohet procesi penal lidhur me pretendimet e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.
Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndër-partiake.
Grupi Parlamentar i PEE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të PPE.
Nga ana tjetër, pavarësisht këtyre qëndrimeve, kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij pas përfundimit të takimit të dytë me deputetët e opozitës parlamentare, ka lënë hapur mundësinë e një tryezë politike tre palshe, duke përfshirë në të edhe opozitën jashtëparlamentare.
Rama është shprehur se marrëveshja e arritur në tryezën e Këshillit Politik nuk mund të zhbëhet, për këtë arsye ekziston një konflikt në themel, që lidhet me marrëveshjen e bërë me opozitën jashtëparlamentare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38