Flash News

KRYESORE

Heqja e taksës ndaj Serbisë, reagon BE: Vendim i rëndësishëm në kohë krize

Josep Borell, Përfaqësuesi i lartë i BE është shprehur se ndihet i lumtur për heqjen e taksës 100% të mallrave që vinë nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, e cila hyn në fuqi ditën e sotme.

Në një postim në tëitter, Borell thekson se marrëveshja vjen në kohën kur të gjitha vendet po përballen me COVID-19, ndaj ka rëndësi të vecantë.

 “Ndihem i lumtur kur shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës Covid-19”, shkruan Borell.

 

 

 

 

 

Kujtojmë se nga sot qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që të heqë tarifën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në vend të taksës do hyjnë në fuqi masat për reciprocitet.

Të fundit