Flash News

KRYESORE

“Historia e ndihmës daton shekuj më parë”, Meta për mediat italiane: S`mund të harrojmë ndihmën që na ka dhënë Italia

“Historia e ndihmës daton shekuj më parë”, Meta

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për median “Adnkronos” e ka quajtur kronavirusin “një rrezik që kërcënon të gjitha vendet dhe qytetarët”. Meta, për median italiane, shprehet pasi Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë, se “fatkeqësisht Italia po paguan një çmim shumë të lartë”. Prandaj, thotë Presidenti “të qenit në ndihmë të popullit italian sot nuk është vetëm një gjest solidariteti dhe ndihme, por edhe një mundësi për shkëmbimin e përvojës për mjekët tanë të rinj dhe stafet e spitaleve, për të ndihmuar zonat e prekura”.

"Historia e ndihmës në mesin e popullatës sonë”- vazhdon Meta – “daton shekuj më parë, kur shqiptarët u bënë diga që ndaloi pushtimin otoman, së pari të Italisë dhe më pas të Evropës. Ajo periudhë zgjati shumë vite e shumë shekuj”.

"Komunitetet arbëreshë të Italisë që jetojnë në Siçili, Kalabria, Basilicata, Puglia, Campania, Molise, Lazio dhe Abruzzo" e dëshmojnë këtë sot. “Dhe gjithashtu”, vazhdon Ilir Meta, "mijëra shqiptarë pas vitit 1990 në Itali, një pjesë e tyre qytetarë italianë sot, dhe banorë pikërisht në zonat më të prekura" nga pandemia. "Si mund ta harrojmë” - shton Presidenti Meta – “Italia dhe ndihmën e saj në të gjitha krizat shqiptare nga 1991 deri në 1997, luftën e Kosovës në 1999 dhe tërmetin e fundit të 2019?".

"Ne jemi dy vende fqinje dhe dy popuj fqinj. Unë them që gjithçka mund të ndryshojë, por gjeografia jo", thekson presidenti. Për Metën, vendet tona janë në të njëjtën varkë: "Një sukses për Italinë kundër koronavirusit do të ishte gjithashtu një avantazh i madh për Shqipërinë në luftën e saj" kundër sëmundjes, nënvizon ai. Më në fund, Presidenti i Republikës shqiptare shpreh "ngushëllimet e tij për të gjithë familjarët e viktimave të Covid-19 dhe autoriteteve italiane".

Të fundit