Flash News

KRYESORE

Hong Kong-u me rregulla të rrepta, aplikon byzylykë elektronikë për të monitoruar personat në karantinë

Hong Kong-u me rregulla të rrepta, aplikon byzylykë elektronikë

Hong-Kong-u ka nisur të aplikojë rregulla të rrepta për personat e karantinuar, kryesisht ndaj atyre që kanë mbërritur pas udhëtimeve nga vendet e prekura me Covid-19.

Për personat e vendosur në karantinë për dy javë, autoritetet kanë nisur të aplikojnë shirita dore elektronikë, që do të gjurmojnë lëvizjet e tyre gjatë qëndrimit të detyrueshëm në shtëpi për 14 ditë.

Kjo masë u mor për parandalimin e virusit, i cili ditët e fundit ka shënuar një numër në rritje për shkak të rasteve të importuara nga jashtë në dy javët e fundit, pas një periudhe të ngadalësimit të infeksioneve.

Të fundit