Flash News

KRYESORE

Hyn në fuqi urdhri i presidentit Trump, bllokohen vizat për shtetasit nga 6 vende me popullsi myslimane

Hyn në fuqi urdhri i presidentit Trump, bllokohen vizat për

Duke filluar nda dita e sotme hyn në fuqi një version më i kufizuar i urdhrit të presidentit Trump për bllokimin e vizave dhe hyrjes në SHBA, për shtetasit nga gjashtë vende me popullsi myslimane. Ky rregull zbatohet për njerëzit nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni, si dhe për të gjithë refugjatët.

Urdhri që ka hyrë në fuqi, i mohon vizat dhe i ndalon hyrjen në SHBA shtetasve që nuk kanë njerëz të familjes ose marrëdhënie biznesi aty. Te familjarët e ngushtë, përcaktohen vetëm prind, vëlla, motër, fëmijë dhe bashkëshort (e).

Në fillim të kësaj jave, Gjykata e Lartë mbështeti pjesërisht këtë urdhrin, duke shfuqizuar vendimet e gjykatave që nuk lejonin zbatimin e këtij urdhri, që nga muaji shkurt. Gjykata vendosi që njerëzit, të cilët do të aplikojnë për viza hyrëse në SHBA, nga gjashtë shtetet e urdhrit dhe të gjithë refugjatët, do të duhet të dëshmojnë një marrëdhënie të mirëfilltë me dikë në këtë vend.

Të fundit