Flash News

KRYESORE

I bënë pritë, qëllohet për vdekje deputeti indian dhe i biri

I bënë pritë, qëllohet për vdekje deputeti indian dhe i

Deputeti indian Tirong Aboh dhe i biri i tij janë qëlluar për vdekje me breshëri plumbash, pasi iu bë një pritë në mes të rrugës.

11 persona  kanë mbetur të vrarë nga kjo pritë e organizuar posaçërisht për të ekzekutuar deputetin e Partisë Kombëtare Popullore (NPP).

Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugë mes provincave Khonsa dhe Deomali, ndërsa dyshohet se autoret kanë qënë militantë të armatosur dhe të mirëorganizuar.

Dyshimet më të forta të sulmit ndaj eskortës së deputetit indian Tirong Aboh janë ndaj militantëve separatistë të fraksionit Isak-Muivah.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në mbarë vendin, ndërsa familjarët kërkojnë drejësi.

Të fundit