Flash News

KRYESORE

I provokuan në oborrin e burgut, shqiptarët rrahin dy ish-ministrat e Maqedonisë së Veriut

I provokuan në oborrin e burgut, shqiptarët rrahin dy ish-ministrat e

Një incident ka ndodhur mbrëmë në burgun e Shutkës në Maqedoninë e Veriut, midis disa të dënuarve shqiptarë dhe dy ish-ministrave.

Mile Janakieski, ish-ministër i Transportit, dhe Spiro Ristovski, ish-ministër i Arsimit, janë arrestuar në kuadër të procesit gjyqësor që ka nisur ndaj tyre, për ngjarjet e 27 prillit 2017-të, kur u sulmua Parlamenti i vendit fqinj dhe u dhunua kryeministri Zoran Zaev.

Mediat maqedonase raportojnë se Janakieski dhe Ristovski janë rrahur nga të dënuarit shqiptarë, të cilët dyshohet se janë pjesë e atij që njihet si ‘Grupi i Kumanovës’. Dy ish-ministrat janë transportuar për në spital me duar të thyera dhe vetulla të çara.

Autoritetet e burgut raportojnë se ngjarja ka ndodhur në oborr, gjatë momentit të ajrimit, dhe se kanë qenë dy ish-ministrat që kanë provokuar me fjalë të dënuarit e tjerë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra politike në Shkup, ndërkohë që drejtori i burgut është dorëhequr nga detyra.

Të fundit