Flash News

KRYESORE

I shoqëruar nga Aurela, Basha uron Sulltan Novruzin dhe fitoren e parë të 22 marsit 1992

I shoqëruar nga Aurela, Basha uron Sulltan Novruzin dhe fitoren e parë

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela, kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar sot festën e Sulltan Novruzin nga selia e Kryegjyshatës Botëtore të Bektashinjve, por urime ka përcjellë edhe për fitoren e parë të demokratëve 27 vjet më parë më 22 mars 1992.

“Një urim për një festë hyjnore, e shpresës, dritës, por edhe demokracisë. Vlera që kanë rënë edhe martirët bektashinj, vlera për të cilët kanë triumfuar më 22 mars 92 shqiptarët mbi diktaturën më të egër, që janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat e lirisë, dinjitetit dhe besimit në Zot dhe te një e nesërme më e mirë që do të na bëjnë bashkë e po na bëjnë bashkë një rrugë që të jetë po kaq e ndritur sa kjo ditë e sotme. Gëzuar!”, u shpreh Basha, i cili nuk preferoi t’u përgjigjet pyetjeve politike.

Të fundit