Flash News

KRYESORE

I vunë eksploziv në makinë, flet nga spitali Preng Gjini: Nuk kam hasmëri me familjen Reçi

I vunë eksploziv në makinë, flet nga spitali Preng Gjini: Nuk kam

Preng Gjini, vëllai i Armando (Tonin) Gjini të cili iu bë atentat me minë të telekomanduar pasditen e së martës në Tiranë, ka folur nga spitali teksa ka mohuar të ketë një hasmëri me familjen Reçi.

Referuar grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje dhe kishte si qëllim vrasjen e 50-vjeçarit Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë.

I pyetur nga grupi hetimor Gjini thotë se ka qëndruar në Tiranë disa ditë para atentatit dhe se nuk fshihej nga askush.

Më tej ai shton se nuk ka asnjë ide se kush mund të ketë interes për të vrarë.

“Lëvizja shpesh unë si pasagjer dhe nipi si shofer. Atë ditë e mora në telefon dhe më tha se jam në Lushnje. Lëvizja me atë makinë se e parkoja më kollaj. Mjetin tim tip Fuoristradë e parkoja te shtypshkronja ku punonte nipi, afër një universiteti privat. Ditën e ngjarjes e parkova aty. Po shkoja drejt banesës sime atë ditë.

Unë nuk ruhesha nga askush dhe nuk qëndroja i fshehur. Nuk kemi asnjë ide se kush mund të ketë interes për të na vrarë. S’kam konflikt të hapur me ndonjë person apo familje tjetër”, mësohet të ketë thënë 50-vjeçari.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës nga ku ka lëvizur Gjini për të rënë në gjurmet e personave që e ndiqnin.

Sipas hetuesve, atentati vjen si pasojë e një zinxhiri vrasjesh të ndodhura gjatë tri viteve të fundit, duke shënuar 5 viktima brenda dhe jashtë Shqipërisë e që duket se zanafillën e kanë te “humbja” e një ngarkese droge me vlerë 3 milionë euro.

Objektivi i kësaj ngjarjeje, i plagosuri Preng Gjini, ishte një ndër personat që u mor në pyetje në fillim të këtij viti, kur u ekzekutua në një atentat me snajper Kastriot Reçi.

Ai pati mohuar të kishte lidhje me këtë ngjarje, edhe pse oficerët që po hetojnë ngjarjet kanë dyshime të forta se familja Gjini dhe Reçi po përplasen prej vitesh dhe nga të dyja palët ka pasur viktima, brenda dhe jashtë vendit.

Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar kur u vra vëllai i Preng Gjinit, Armando Gjini, në mes të Rrëshenit, apo vrasja në 2017-ën e Gaspër Reçit, vëllait të Kastriot Reçit në Itali.

Të fundit