Flash News

KRYESORE

Ibra qëndron tek Milan, drejtuesit e klubit në diskutime për rinovimin e kontratës

Ibra qëndron tek Milan, drejtuesit e klubit në diskutime për

Zlatan Ibrahimovic ndryshoi atmosferën dhe energjinë në ekipin e milanit duke bërë që kuqezinjtë ta “marrin veten” pas janarit.

Gjithashtu rritja me 1700% të shitjeve të bluzave të reja është një tregues i qartë se tifozët e Milan besojnë ende tek ky ekip dhe mbi të gjitha tek suedezi.

Edhe pse është përfolur shpesh për largimin e tij nga milani, drejtuesit e klubit kuqezi janë të vetëdijshëm për këtë impakt që ka pasur suedezi dhe për këtë arsye dëshirojnë që Ibra të rinovoj kontratën.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” edhe vetë Ibrahimoviç ka vendosur të qëndroj në Milano, teksa e ka shprehur se kjo është dëshira e tij.

Tani mbetet që palët të ulen në një tavolinë dhe të gjejnë akordin ndërmjet tyre, gjithçka nis mbi bazën e 5 milion euro plus bonuse të ndryshe në varësi të golave dhe të paraqitjes së ekipit, për të arritur tek 6 milion euro, aq sa kërkon

Zlatan kërkon 6 milion euro plus bonuse të ndryshe në varësi të golave dhe të paraqitjes së ekipit, gjë që i mbetet palëve të ulen në tavolinë dhe të arrijnë akordin.

E ardhmja e suedezit te “djalli” mund të jetë më shumë se një vit, nëse arrihet një akord për një kontratë 2-vjeçare.

Të fundit