Flash News

KRYESORE

Imami Elvis Naçi sërish në qendër të debatit: Femrat po i bëjnë meshkujt hajdutë; duan jetë luksi dhe makina të shtrenjta

Imami Elvis Naçi sërish në qendër të debatit: Femrat

Imami Elvis Naçi ka bërë një tjetër deklaratë që pritet të shkaktojë shumë reagime në rrjetet sociale. Në ligjërimin e fundit, Naçi ka folur për një pjesë të atyre femrave që i shtyjnë meshkujt drejt vjedhjes dhe mashtrimit.

Sipas imamit, shumë femra e lënë veten që të jenë vetëm objekt pasioni dhe kërkojnë jetë luksi, që shumë meshkuj nuk ua ofrojnë.

“Çfarë ndodh? Sot u dhe pas femrave, por femrat duan lekë, të bëjnë hajdut. Po si? Femrat që e kanë lënë veten të jenë objekt pasioni për meshkujt zoti i udhëzoftë. Ti që je i dhënë për femrat dije se kanë kosto. Kur ajo hyn për shoping dije që ti duhet të vjedhësh se nuk ia del dot. Femra që shesin veten për pasion duhet të bësh 1 mijë e 1 zullume që të blesh ato që do ajo. Prandaj o njerëz të mirë mos bini pre e shejtanit se e filloni me femrën e mbaroni me vjedhjen e mbaroni me drogën Nuk ndërtoni dot kurrë familje të shëndoshë, nuk gëzon dot fëmijët”, shprehet ndër të tjera Elvis Naçi.

Të fundit