Flash News

KRYESORE

Indeksi i Cilësisë së Ajrit: Ballkani me qytetet më të ndotura në botë. Prishtina 'okay'; Tirana as nuk jep të dhëna

Indeksi i Cilësisë së Ajrit: Ballkani me qytetet më të

Kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, sipas një raportimi të European Western Balkans, bëjnë pjesë në qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në botë. Sarajeva dhe Beogradi janë në krye të kësaj liste dhe kryeqyteti boshnjak është i katërti më i ndotur në botë.

EWB i referohet Indeksit të Cilësisë së Ajrit në kohë reale (AQI) për datën 13 janar.  Politiko.al ka klikuar në faqen e Indeksit të sipërshënuar për të parë se ku ndodhet Tirana dhe Shqipëria në renditje. Nuk gjendet askund.

Simboli shqiptar nuk ndodhet në listën e shteteve të klasifikuara nga AQI. Në një kërkim më të detajuar në sajtin e Indeksit rezulton se Tirana nuk i jep ose nuk i disponon të dhënat që do ta mbanin vendin tonë të monitoruar dhe në listën e përditshme të Indeksit që mat cilësinë e ajrit.

Sqarimi që jepet në sajtin e Indeksit për këtë është se Shqipëria nuk ka informacion të qartë rreth të dhënave në kohë reale, as nga Ministria e Mjedisit dhe as nga SELEA (një agjensi e matjes së cilësisë së ajrit).

Ndër vendet e Ballkanit që i japin këto të dhëna në bazë ditore janë Serbia, Bullgaria, Kroacia Maqedonia, Greqia dhe Rumania.

Të dhëna të pjesëshme japin edhe Kosova dhe Mali i Zi. Shqipëria është e vetmja pa asnjë të dhënë.

Tirana sipas Indeksit të Ndotjes 2019 renditet ndër qytetet më të ndotura në botë. I hartuar nga Numbeo, Indeksi i Ndotjes megjithatë nuk është shkencor duke qenë se bazohet në perceptimin e ndotjes që kanë qytetarët dhe jo në të dhëna shkencore. Në këtë percpetim dhe në këtë renditje rolin më të madh në përllogaritjen e ndotjes së një qyteti e luan ndotja e ajrit dhe e ujit.

Sipas këtij klasifikimi me 'perceptim' ndër 294 qytete, ku i pari renditet qyteti më i ndotur dhe i fundit qyteti më i pastër, Tirana renditet në vend të 38-të.

Të fundit