Flash News

KRYESORE

IRA pranon vrasjen e gazetares 29-vjeçare, i kërkon ndjesë familjes

IRA pranon vrasjen e gazetares 29-vjeçare, i kërkon ndjesë

IRA e re (Armata e re Republikane Irlandeze) ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e gazetares Lyra McKee, duke i kërkuar falje familjes së saj.  29-vjeçarja humbi jetën pasi u qëllua në kokë ndërsa mbulonte trazirat në Derry, Irlandë Veriore.

Në një deklaratë të dhënë për mediat irlandeze, IRA kërkoi "falje të plotë dhe të sinqertë" për partnerin, familjen dhe miqtë e saj. McKee po qëndronte pranë një makine të policisë në pronësi të Creggan kur u godit.

Policia beson se dhuna ishte orkestruar në përgjigje të një kërkese të mëparshme nga oficerët që synonin shmangien e problemeve gjatë festës së Pashkëve.

Gazetarja e Belfastit, Lyra McKee u vra gjatë trazirave. Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut tha se McKee se u qëllua ndërsa raportonte për përplasjet me protestuesit disidentë republikanë.

Të fundit