Flash News

KRYESORE

Ironia e Metës për ‘anti-KÇK’, Hyseni: Presidenti ‘egërsohet’ kur është i frikësuar

Ironia e Metës për ‘anti-KÇK’, Hyseni: Presidenti

Deputeti socialist Alket Hyseni, i futar në studion e Report Tv, teksa ka folur për paketën anti-KÇK ka ironizuar deklaratën e presidentit Meta, i cili tha për paketën se u miratua vetëm pak orë para se të vinte në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias.

Për Hysenin mendimi i presidentit nuk përbën shqetësim për maxhorancën. Deputeti shtoi se se sa herë ‘egërsohet’ presidenti, nënkupton që  është i frikësuar.

“Unë e di sa herë egërsohet presidenti është i frikësuar. Unë nuk komentoj asnjë deklaratë. A egërsohet presidenti, nuk e mbajmë ne përgjegjësinë.

Nuk është shqetësimi jonë se çfarë mendon presidenti. Në këtë luftë e dimë që do ketë shumë njerëz që nuk janë dakord dhe janë të frikësuar në palcë. Disa prej tyre kanë përdorur edhe opozitën e rrugës. Ne nuk mund të rrinim duarkryq kur gjyqtarë dhe prokurorë po shfrytëzojnë orët e fundit në detyrë. Kjo është anti-KÇK e famshme. Atë që e kanë bërë spontanisht në 30 vite, në orët e tyre të fundit po e bëjnë pa skrupuj. Ne na ka rënë për pjesë misioni për ta çuar përpara", tha Hyseni.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta, në fjalën që ka mbajtur me gazetarët në nisje të takimit me delegacionin e Venecias, tha se me ironi se e rëndësishme është që  ‘Krye-KÇK’, referuar paketës anti-KÇK, u miratua çuditërisht një ditë para.

Unë do të kem një konferencë shtypi se kanë qenë të interesuara që mbrëmë, për shkak të ligjit që e kanë pagëzuar si ligji i krye KCK-së pasdite, i cili çuditërisht u miratua pak orë para se të vinte Komisioni i Venecias, të cilin e ka thirrur kuvendi i Shqipërisë, çuditërisht. Unë e dua shumë komisionin e Venecias, edhe Venecian”, tha Meta.

Të fundit