Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti paralajmëron Ulsi Manjën: Dosja ‘184’ nuk do të hetohet nga shoqja jote

Ish-deputeti paralajmëron Ulsi Manjën: Dosja ‘184’ nuk do

Për ish-deputetin e LSI-së, Endrit Braimllari, Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është një grup i strukturuar kriminal.

Braimllari risjell faktin se kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja, është kapur në përgjime duke i ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë.

Dhe për këtë, sipas Braimllarit, Manja duhet të ishte sot nën hetim.

Komentin e mbyll me paralajmërimin se dosja “184” do të hetohet nga drejtësia e pavarur dhe jo nga shoqja e Ulsit, duke ju referuar Arta Markut.

Shënimi i Braimllarit

"Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur ne pergjime zyrtare te prokurorise duke ofruar pozicion pune me te larte shefit te policise pasi ky i kishte sherbyer ne fushaten e Dibres.

Ulsiu i thoshte: “ti je per me nalt, me kap ndonje gje te madhe se na duhesh”.

Per ç’fare i duhesh Ulsiut per te ndare parate e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet te ishte nen hetim pa imunitet dhe ne arrest nese do kishim nje Prokurori te Pavarur dhe jo te emeruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu me 18 dhjetor, kur votohej ne kundershtim me Kushtetuten per Prokurorin e Pergjithshem ishte aq shume aktiv dhe e mbronte me zell te madh.

Mos u shqeteso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga nje drejtesi e pavarur."

Të fundit