Flash News

KRYESORE

Ish-deputetja e PD ironizin Thaçin në Samitin e Diasporës: Fotokopja e kryeministrit tonë të korruptuar

Ish-deputetja e PD, Fatbardha Kadiu ka ironizuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaç, sa i takon qëndrimit të tij për çështjen e shumëdebatuar të korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo e cilëson Thaçin një "fotokopje të Ramës dhe i korruptuar", kur tha se "nuk lëshoj asnjë milimetër të territorit të Kosovës".

"Fotokopja e kryeministrit tonë të korruptuar, Thaçi, pas gati një viti që mundohen të shesin, të falin apo të copëtojnë territoret e Kosovës sot në një sallë të mbushur plot me militant e ojf-ra inekzistente del e deklaron sikur të ishte babai i kombit: Nuk lëshoj asnjë milimetër të territorit të Kosovës.

Patriotizëm fals apo deklaratë për rritje pazaresh?????", shkruan ish-deputetja Fatbardha Kadiu.

Të fundit