Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Dëmi që Becchetti do t'i faturojë Shqipërisë është më shumë sesa 140 milionë euro

Ish-ministri: Dëmi që Becchetti do t'i faturojë

Ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani ka reaguar pas skandalit më të fundit, ku biznesmeni italian Francesco Becchetti fitoi gjyqin ndërkombëtar kundër Shqipërisë, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i mbyllur në mënyrë arbitrare televizionin ‘Agon Channel’.

Në media është përfolur se ‘fatura’ që Shqipëria do t’i paguaj biznesmenit italian shkon 140 milionë euro. Por, ish ministri shkon përtej saj dhe thotë se Becchetti ende po e bën një miksim procesesh, gjyqesh e procedurash në arbitrazhe dhe gjykata të ndryshme njëkohësisht.

Reagimi:

Kam idenë se dëmi që Bechetti do t'i faturojë Shqipërisë është më shumë sesa 140 milionë Euro..

Si një "mjeshtër" i Arbitrazheve, Ai arriti të vendosë shtetin Shqiptar në vështirësi procedurale të papara e dëgjuar më parë.

Ai përdori dhe ende po e bën një miksim procesesh, gjyqesh e procedurash në arbitrazhe dhe gjykata të ndryshme njëkohësisht.

Të gjitha procese të dirigjuara "mjeshtërisht" nga shërbimi i Tij ligjor.

Cirk ligjor e procedural i ka bërë këtij shteti, për fat të keq.

Duket se ende nuk ka mbaruar...

Dhe e gjitha kjo nisi GABIM!

Një urdhër verbal i gabuar, një vendim formal ekstrem dhe në fund një gjobë super e majme për t'u paguar.

Por faji nuk është jetim. Pa dyshim që jo...

Të fundit