Ish-ministri grek: Nuk kërcënohemi nga Shqipëria. Shkupi është 20 minuta punë

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos, në një intervistë për televizionin lokal “TRT” është shprehur se Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi.

Sipas tij, një njësi e makinave të blinduara për 20 minuta mund të arrijnë deri në kufij me Serbinë.

“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”, tha Kammenos për TRT.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur që në mënyrë tjetër ta udhëheq qeverinë.

Kujtojmë që Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrin me Maqedoninë, ndërsa është shkarkuar nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit.