Flash News

KRYESORE

Itali, gjendet i vdekur në garazhin e shtëpisë 35-vjeçari shqiptar

Itali, gjendet i vdekur në garazhin e shtëpisë 35-vjeçari

Një shqiptar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në garazhin e shtëpisë së tij, në Romë të Italisë. Viktima mësohet të jetë 35-vjeçari Luçiano Kollaku.

Pasi 35-vjeçari, që ndodhej në garazh prej orësh, nuk po i përgjigje thirrjeve të bashkëshortes, për këtë arsye kjo e fundit thirri policinë. Trupi i pajetë u zbulua rreth orës 03.00 të mëngjesit në rrethana të mistershme.

Pasi hynë me forcë, policia gjetën të pajetë trupin e shqiptarit. Pranë trupit të tij, po ashtu u gjetën edhe dy shiringa, çka ka ngritur dyshime për vdekje për shkak të mbidozës së drogës.

Të fundit