Flash News

KRYESORE

Itali/ Në pranga 3 shqiptarë, u kapën me kokainë me vlerë 3 mln euro

Itali/ Në pranga 3 shqiptarë, u kapën me kokainë me

Policia e Bolzanos në Itali sekuestroi 12 kg kokainë të ndarë në 10 pako në hyrje të autostradës A22. Në nëntë prej pakove kokaina ishte mbështjellë me celofan, kurse pjesa tjetër u gjet brenda një çorapeje shkruan Ansa.

Sipas hetuesve, droga e kapur kap vlerën e 3 milionë eurove. Në pranga ranë tre persona, të tre nga Shqipëria. më i riu, 23 vjeç dhe banues në Foggia. Ishte ai që transportonte mallin me makinën e tij. Brenda saj kishte krijuar një hapësirë, ku kishte fshehur drogën.

Ndërkohë që dy të ndaluarit e tjerë u kapën në një tjetër makinë. ata janë të moshës 39 dhe 29 vjeç, banojnë në pisa. Policia i vuri ën pranga , pasi në makinë gjeti një çorape, e cila ishte palë e çorapes tjetër të mbushur me drogë.

Mendohet se kokaina vjen nga Holanda. të tre të ndaluarit u dërguan ën burg në Bolzano. Agjentët thanë se kokaina e sekuestruar ka një pastërti rreth 80%.

Të fundit