Flash News

KRYESORE

Itali/ Plagosi me thikë kunatin e ardhshëm, arrestohet shqiptari

Itali/ Plagosi me thikë kunatin e ardhshëm, arrestohet shqiptari

Një shtetas nga Shqipëria u plagos me thikë në Itali nga kunati i tij i ardhshëm. I plagosuri kishte shkuar për darkë në familjen e nuses së tij të ardhshme, por në bisedë e sipër pati përplasje mes tij dhe vëllait të nuses.

Ky i fundit nxori një thikë dhe e qëlloi të riun dy herë, duke i shkaktuar plagë serioze në mushkëri. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së hënës në Asti në provincën e Piemontes.

Karabinierët shkuan në vendngjarje dhe arrestuan agresorin shqiptar, e po ashtu i dhanë të plagosurit ndihmën e parë duke e dërguar atë në spital.

Të fundit