Flash News

KRYESORE

“Jam i shqetësuar nga hipokrizia e politikanëve”, Papa Françesku: Disa prej tyre mbajnë fjalime populiste si Hitleri

“Jam i shqetësuar nga hipokrizia e politikanëve”, Papa

Papa Francesku bëri deklarata të forta ndaj politikanëve europianë, duke i quajtur fjalimet e tyre “populiste” dhe si të lideri të Gjermanisë Naziste, Hitler. Në një intervistë për gazetën Britanike “TheTablet” (media ndërkombëtare katolike), Papa është shprehur se bota ka një kujtesë “selektive” ndaj fatkeqësive natyrore që i kanë ndodhur planetin. Ai tregon një shprehje spanjolle që thotë se “Zoti gjihmonë fal, ne falim ndonjëherë, por natyra kurrë nuk fal”, duke i dhënë kuptim asaj që ka ndodhur në botë sot. Megjithatë Papa Francesku nuk shprehet nëse “koronavirusi” është një “hakmarrje e natyrës”, por thotë se “janë përgjigje të saj”.

“Ekziston një shprehje në spanjish: ‘Zoti gjithmonë fal, ne falim ndonjëherë, por natyra kurrë nuk fal’. Ne nuk i përgjigjëm katastrofave të pjesshme. Kush tani flet për zjarret në Australi, ose kujton se 18 muaj më parë një anije mund të kalonte Polin e Veriut sepse akullnajat ishin shkrirë të gjitha? Kush flet tani për përmbytjet? Nuk e di nëse këto janë hakmarrja e natyrës, por ato sigurisht që janë përgjigje të natyrës. Kemi një kujtesë selektive.

Dua të ndalem në këtë pikë. U mahnita nga përkujtimi i shtatëdhjetë vjetorit të Normandisë, në të cilën cilën morën pjesë njerëz të niveleve më të larta të kulturës dhe politikës. Ishte një festë e madhe. Ajo shënoi vërtetë fillimin e mbarimit të diktaturës, por askush nuk dukej se do të kujtonte 10 mijë djemtë që mbetën në det. Kur shkova në Redipuglia për njëqindvjetorin e Luftës së Parë Botërore, pashë një monument të bukur dhe emra mbi një gur. Unë qava, duke menduar për frazën e Benediktit të XV “masakër e pakuptimtë.

Në këtë kohë në Evropë, kur ne kemi filluar të dëgjojmë fjalime populiste dhe të dëshmojmë vendime politike të këtij lloji selektiv, është shumë lehtë të kujtojmë fjalimet e Hitlerit në 1933, të cilat nuk ishin aq të ndryshme nga disa nga fjalimet e disa politikanëve evropianë tani.

Ajo që kujtoj tani është një varg tjetër i Virgilit: [forsan et haec olim] meminisse iubavit ["mbase një ditë do të jetë mirë të kujtojmë edhe këto gjëra"]. Ne duhet të rishohim kujtesën tonë sepse kujtesa do të na ndihmojë. Nuk është sëmundja e parë e njerëzimit; të tjerat janë bërë anekdota të thjeshta. Ne duhet të kujtojmë rrënjët tona, traditën tonë e mbushur me kujtime.

Kjo krizë po na prek të gjithë ne, të pasur dhe të varfër njësoj dhe duke i dhënë vëmendje hipokrizisë. Jam i shqetësuar nga hipokrizia e disa personaliteteve politike që flasin për përballimin e krizës, për problemin e urisë në botë, por që ndërkohë prodhojnë armë. Kjo është një kohë për të ndryshuar nga ky lloj hipokrizie funksionale. Është një kohë për integritet. Ose jemi koherent me bindjet tona ose humbasim gjithçka”, ka thënë ndër të tjera Papa Francesku.

Të fundit