Flash News

KRYESORE

“Jam i majtë dhe do të jem gjithmonë i majtë”, Kokëdhima: ‘Zgjedhja’ do shpëtojë PS-në

“Jam i majtë dhe do të jem gjithmonë i majtë”,

“Jam i majtë dhe do të jem gjithmonë i majtë, ‘Zgjedhja’ po përpiqet të shpëtojë PS-në” kështu deklaroi kreu i Lëvizjes ‘Zgjedhja’, Koço Kokëdhima nga emisioni ‘Të Paekspozurit’.

Sipas Kokëdhimës kryeministri, Edi Rama ka zhytur PS-në, është udhëheqës i shkëputur nga baza dhe ka krijuar hendek me qytetarët.

“Jam i majtë dhe do të jem gjithmonë i majtë. ‘Zgjedhja’ po përpiqet ta shpëtojë PS-në, kjo Lëvizje është krijuar për ta shpëtuar të majtën pasi Rama e ka zhytur. Ne kemi filluar në 8 gusht 2015, më 9 maj 2016 mua më kanë përjashtuar. Pra e kam nisur një vit më parë. Mua më kanë shkarkuar më 23 dhjetor dhe nuk ka vendim me shkrim dhe as deklaratë publike.  ‘Zgjedhja' është me 15 mijë anëtarë dhe brenda prillit pritet të shkojë 25 mijë" tha Kokëdhima. 

Të fundit