Flash News

KRYESORE

Janinë/ Sekuestrohet 1 ton marijuanë, në pranga një shqiptar

Janinë/ Sekuestrohet 1 ton marijuanë, në pranga një shqiptar

Një ton marijuanë u sekuestrua nga policia e Greqisë në hyrje të qytetit të Janinës. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion, i cili drejtohej nga një 30 vjeçar nga Shqipëria.

Sipas policisë greke operacioni kishte nisur në brezin kufitar me Shqipërinë. Dyshohet se lënda narkotike ishte transportuar nga Shqipëria në sasi të vogla në kamionin që kishte destinacion qytetet në thellësi të Greqisë.

Sipas medieve greke, sasia e lëndës narkotike të bllokuar, është ndër më të mëdhatë gjatë viteve të fundit nga policia greke. Ndërsa policia shqiptare njoftoi se arrestoi një tjetër pjesëtar të 4 grupeve kriminale që u ndaluan dje për aktivitet në fushën e narkotikëve.

Numri i të arrestuarve ka shkuar ne 58 persona që akuzohen si të përfshirë në kultivimin dhe më pas trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Të fundit