Flash News

KRYESORE

"Jeni të gjithë të çmendur", arsyeja e çuditshme pse fansat po bojkotojnë këngën e Ariana Grandes

Fanat e Ariana Grandes kanë marrë një fushatë të çuditshme, që nuk ishte parë më parë.

#BOYCOTT7RINGS është hashtagu më i përdorur në rrjetet sociale që pas publikimit të këngës më të re të Ariana Grandes: 7 Rings. Arsyeja pse fansat kërkojnë bojkotimin e këngës së Arianës nuk është aspak dashakeqe, përkundrazi.

Kjo po bëhet që Ariana qtë qëndrojë në krye të klasifikimeve dhe nuk ka rëndësi se si. Madje ata kanë kërkuar që vetë Ariana t`i bashkohet kësaj nisme.

Ariana ka reaguar në Twitter duke shkruar:

“Jeni të gjithë të çmendur dhe shumë funny, ju dua. Asgjë nuk më ka argëtuar kaq shumë sa “boycott seven rings”…nuk mundem. Kushdo këngë që është e shkruar për të qenë e para, do të qëndrojë aty. Unë nuk do shkoj asgjëkundi.”

 

Të fundit