Flash News

KRYESORE

Jeta jashtë Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama njofton projektin e ri

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, është një nga personat më të dashur në gjithë botën e cila me thjeshtësinë fjalimet e saj jo pak herë ka ndikuar në perceptimet e audiencës.

Edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, çifti Obama nuk është shkëputur nga vëmendja e njerëzve, ata vazhdimisht kanë qenë në qendër të mediave për veprimtarinë e tyre jashtë politikës. Michelle e ka shfrytëzuar këtë periudhë si  një reflektim duke hedhur në një libër gjithë eksperiencën e saj.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për mua sepse sapo përfundova librin tim, i cili do të botohet në 13 nëntor dhe mezi pres të ndaj me botën këtë kohë në të cilën isha jashtë Shtëpisë së Bardhë. Gjatë kësaj periudhe pata mundësinë të reflektojë për herë të parë për një periudhë të gjatë. Pata kohë të mendoja për njerëzit, historitë, eksperiencat të cilat më kanë bërë kjo që jam sot.”- ka thënë Michelle.

Libri i saj do të titullohet “Becoming” dhe në brendësi do të gjenden rrëfimet e saj dhe historia se si është bërë ajo që është sot.  Botimi i librit do të shoqërohet dhe me një tur për të gjithë ata që duan ta shohin nga afër dhe të dëgjojnë nga vetë ajo historinë e jetës saj.

Të fundit