Flash News

KRYESORE

Jonida Maliqi nuk pohoi lidhjen me Romeon, postojnë videon e parë bashkë pas ndarjes së bujshme

Jonida Maliqi nuk pohoi lidhjen me Romeon, postojnë videon e parë

Teksa së fundmi ishte e ftuar në “Pop Culture”, Jonida Maliqi nuk e  pranoi se është rikthyer me Romeo Veshajn – pavarësisht ngacmimeve të Dojnës. Megjithëse u duk më e lumtur se kurrë, Jonida nuk e pohoi ribashkimin por megjithatë as nuk e mohoi.

Menjëherë, atë ditë, dyshja postuan në Instagram teksa kishin bërë tag njëri-tjetrin, por jo foto as video bashkë.

Ndërkohë sot, çifti tashmë konfirmon ribashkimin pasi kanë postuar një video së bashku në TikTok. Jonida ka ndarë në InstaStory kërcimin e tyre me lëvizjet e famshme të TikTok-ut, teksa shfaqen të veshur njësoj me njëri-tjetrin. Me këtë video, ata konfirmuan njëherë e mirë zërat e ribashkimit.

[video width="480" height="852" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/05/jonida-romeo.mp4"][/video]

Të fundit