Flash News

KRYESORE

Juventusi fiton me CR7-Higuain, kualifikohet edhe Atletico

Juventusi fiton me CR7-Higuain, kualifikohet edhe Atletico

Atletico Madrid dhe Real Madrid janë dy skuadrat e tjera të cilat fituan sonte në Champions League. Juventusi luajti kundër Bayer Leverkusenit në transfertë dhe fitoi 2-0. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain. Sarri e mbyll me 16 pikë aventurën europiane në fazën e grupeve.

Ekipi i Simeones, ndërkohë, kishte nevojë për një fitore në shtëpi përballë Lokomotivës së Moskës dhe ia doli (2-0). Joao Felix zhbllokoi ndeshjen pas çerek ore lojë me penallti. Atletico fitoi edhe një penallti tjetër para tij, por Trippier nuk e ktheu në gol. Golin e qetësisë e shënoi Felipe në pjesën e dytë dhe kaq mjaftoi që bardhekuqtë të prisnin biletën

Më parë ishte akorduar një tjetër penallti për vendasit, por anglezi Trippier u tregua i pasaktë. Goli i sigurisë erdhi në pjesën e dytë me anë të mbrojtësit Felipe, i cili realizoi një gol të bukur. Simeones kaq i mjaftoi per kualifikim.

Të fundit